Albanian GNU/Linux Users Group
Software Freedom Day
AL | SFD-Lajme | SFD-Temat | SFD-Orari | SFD-Sponsoret | SFD-Galeria | SFD-Vullnetart SFD-Lajmet

Lajmet mbi ngjarjet e fundit rreth SFD
Konferenca ?Software Freedom Day? 25/8/2004
Konferenca ?Software Freedom Day? do tė mbahet, tė shtunėn mė 28 Gusht 2004, nė Prishtinė.

Software Freedom Day ėshtė njė manifestim me qėllim tė promovimit tė softverit tė lirė dhe tė kodit tė hapur, i cili me kėtė datė mbahet nė shumicėn e qyteteve tė mėdha botėrore.
Nė kėtė konferencė, qė mbahet pėr herė tė parė nė Kosovė, do tė ketė prezentime dhe ligjėrata pėr Free Software Foundation / GNU; sistemin operativ Linux; grupin shqiptar tė pėrdoruesve tė Linuxit ? AlbaLUG; Gnome dhe KDE si ambiente punuese grafike tė cilat janė lokalizuar nė gjuhėn shqipe; pakon softverike pėr produktivitet OpenOffice dhe procesin e lokalizimit nė shqip.
Do tė prezentohet rasti i biznesit: Intraneti i komunave tė Kosovės, softuer i bazuar nė produktet e njohura tė kodit tė hapur Apache, PHP dhe MySQL. Poashtu do tė prezenohet edhe teknologjia e re Mono, e cila mundėson kalim tė lehtė pėr programet nga Windows nė Linux.

Konferenca do tė pėrcillet edhe me manifestimin Install Fest, ku pėr tė gjithė pjesmarrėsit e interesuar, tė cilėt do tė sjellin kompjuterin e tyre, do tė instalohet Linux, distribucionet Red Hat Fedora ose Suse. Pjesmarrėsve do tė ju shpėrndahen falas CD me Linux Knopix, i cili punon nga CD, dmth. pa pasur nevojė tė instalohet. Do tė shpėrndahet edhe Open CD, e cila pėrmban shumė programe tė kodit tė hapur dhe tė lira, ku pėrmendim: Mozilla, OpenOffice.org, GIMP etj.

Kjo ėshtė njė ngjarje shumė e rėndėsishme pėr tė gjithė tė interesuarit dhe profesionistėt e teknologjisė informative.

Konferenca mbahet nė lokalet e IT-TA, nė rrugėn Hajrullah Abdullahu nr. 25, K3 (Bregu i Diellit), nė Prishtinė dhe fillon nė ora 11:00. Organizator i konferencės ėshtė AlbaLinux.org, kurse bashkėorganizatorė Altec LLC, ArtMotion, ATI-KOS, DukaOnline, IT-TA dhe IT Department Ltd.
Dizajnet Grafike 13/8/2004
Me ne fund edhe dizajni i Maicave dhe DVD/CD qe do te shperndahen me 28 Gusht eshte gati. Dizajni eshte kryer nga Artan Beka. Per te pare disa shembuj se si do te duken maicat dhe dvd/cd kliko ne lidhjen SFD-Galeria
Software Freedom Day 13/8/2004
Konferenca ?Software Freedom Day?, si manifestim i prezentimit dhe promovimit tė softverit tė lirė, do tė mbahet nė Prishtinė, mė 28 Gusht 2004. Kjo ėshtė konferenca e parė e kėtij lloji nė Kosovė, dhe shėnon njė ngjarje tė rėndėsishme si pjesė e lėvizjes globale tė softverit tė lirė dhe tė kodit tė hapur burimor (Free & Open Source Software). Qėllimi i kėsaj konference ėshtė tė informojė publikun pėr ekzistencėn, mundėsitė dhe kualitetin e lartė tė softverit tė lirė dhe tė nxisė pėrdorimin e tij.
2004(c) GSSL-AlbaLUG
www.albalinux.org