GSSL

Tregime rreth Gecit Bardhosh ( GSSL )

Fillon "Software Freedom Dday 2009"

Sot ka filluar konferenca "Software Freedom Day 2009". Konferenca zgjat 2 dite, 29 dhe 30 Gusht prej 10:00 deri 18:00. Programi i konferences mund te lexohet ketu. Meshume informata kilko SFK 2009

Software Freedom Day 2009 - Software Freedom Kosova 2009

Kan kaluar 5 vite qe nga organizimi i konferences se pare "Software Freedom Day 2004" ne Prishtine. Me knaqesi ju informoj se duke filluar nga data 28 Gusht 2009 per te manifestuar "Software Freedom Day", do te organizohet konferenca "Software Freedom Kosova 2009". Konferenca organizohet nga Asociacioni per Softver te Lire dhe të Hapur (ASLH), asociacion ky qe merret me promovimin dhe zhvillimin e softver-it me kod te hapur ne Kosove dhe me gjere.

Problemet në faqen www.albalinux.org

Kohëve të fundit kanë egzistuar disa probleme në faqen tonë (www.albalinux.org). Këto probleme kanë pamundësuar qasjen në këtë faqe në disa pjesë të vendit (nuk kemi informatë nëse gabimi ka pasë pasoja jashtë vendit). Problemin e kanë shkaktuar mekanizmat mbrojtës në ISP ku është e vendosur faqja jonë. Megjithatë, pas intervenimit të stafit teknik problemi është evituar dhe shpresojmë që në të ardhmen nuk do të kemi probleme të tilla. Ju falmenderit për mirëkuptim, GSSL

AlbaLinux dot Org Updated

Sic e keni vrejtur AlbaLinux faqja nuk ka qen funksionale, kjo per shkak se kemi bere update te software qe mban faqen tone. Sic po shihni eshte bere edhe ndryshim ne dizajn dhe eshte pershtatur me dizajnin e kohrave te vjetra. Gjithashtu eshte shtuar moduli blog ( blog lejon pinguinat e Alba Linux dot Org te krijojn faqe te veta personale ). Me respekt AlbaLinux dot Org Team.

Software Freedom Day

Konferenca qe u mbajt te Shtunen 28 Gusht 2004 ne Prishtine perfundoj me sukses. Numri i te interesuarve ishte i trefishuar nga ai i planifikuar dhe menduar qe do te merrte pjese. Eshte nje knaqesi te kuptosh se shfrytezuesit shqiptar te kompjutereve kan nje interesim kaq te madh per Free&Open Source Software. Vlen te permendet mbulimi fenomenal i mediave kosovare te kesaj konference e cila eshte e pare e keti lloji. Lista e temave te prezentuara mund te gjindet ketu. AlbaLinux.Org falenderon te gjith ata qe ndihmuan ne realizimin e kesaj konference duke filluar nga bashkorganizatoret: Altec L.L.C, ArtMotion, ATI-KOS, DukaOnline&IT-Department LTD, IT-TA.

Software Freedom Day

Konferenca “Software Freedom Day”, si manifestim i prezentimit dhe promovimit të softverit të lirë, do të mbahet në Prishtinë, më 28 Gusht 2004. Kjo është konferenca e parë e këtij lloji në Kosovë, dhe shënon një ngjarje të rëndësishme si pjesë e lëvizjes globale të softverit të lirë dhe të kodit të hapur burimor (Free & Open Source Software). Qëllimi i kësaj konference është të informojë publikun për ekzistencën, mundësitë dhe kualitetin e lartë të softverit të lirë dhe të nxisë përdorimin e tij. Në këtë konferencë do të prezentohen sistemi operativ Linux, lokalizimet e tij në gjuhën shqipe (Gnome dhe KDE), Licenca Gjenerale Publike, pakoja softerike afariste OpenOffice.org, MONO teknologjia, sikurse dhe raste nga përdorimi praktik i teknologjive të kodit të hapur burimor në Kosovë.

Free Software Day AlbaLUG

Kohëve të fundit në diskutime është hapur tema rreth FSD ( Free Software Day ). AlbaLUG do të organizoj një InstallFest apo nje konferencë të vogël për këtë ditë. Për të realizuar këtë na nevojiten individë të cilet janë të gatshem dhe kanë vullnet për t'na ndihmuar në çfrado mënyre: organizim te brendshëm, cd/dvd, hapsirë (lokal), projektor etj etj. Nese jeni të gatshëm për të na ndihmuar që kjo të realizohet atëher vullnetarizohu duke shkruar emrin,mbiemrin,e-mail dhe një koment të shkurtë se qfar mund te ndihmoni.

n/a

Babadimri Erdhi Per Vitin e Ri

Ma ne fund Babadimri ja mrriti, kish udhtu gjat e ish lodhe qe kur ka ardh te dera menxi merrke frym. Kurr nuk kisha pa babadimer perpara hiq ( veq naper media ), menova qe hale jom i pite prej nates t'ma hershme, po pasha zotin babadimri ish kan. Si cdo njeri tjeter qe kish me menu kur te sheh babadimrin edhe une meniher te dhuratat ( thash vet me veti pasha zotin em paska ni at nat kur u luta per dhurata ), babadimri si dhurat en dore e kish pas ni kurgja hiq :( mirepo babadimri si dhurat na pruni ideja dhe pune te reja. Ideja per me e ndrru menagjmentin e permbajtjes ne AlbaLinux osht qysh moti, me gjith punen e mire qe ka bo PHPNuke prap se prap nuk ka qen i mjaftueshem dhe i plotesueshem per nevojat e komunitetit tone, si rezultat ka ardh deri te ndrrimi i keti sistemi. AlbaLinux tani ma si menagjer te permbajtes ne faqen e tyre nuk perdorin PHPNuke ( Good Bye PHPNuke, nice to meet you ). Menagjmenti i permbajtjes ne AlbaLinux tani kryhet nga ni software tjeter qe gjithashtu eshte nen licensen e GNU/GPL e qe thirre Drupal, ket ide fantastike na ka dhuru babadimri si dhurat per vitin e ri.
Syndicate content