Në këtë dokumentacion do të dokumentohet se si të instalohet dhe konfigurohet klienti për postë elektronike ( ang. e-mail client ) Mutt, siç e dijmë të gjithë se gati çdo kush ka dëshirë ti menaxhojë postat elektronike me ndonjë program sidomos përdoruesit e laptopëve kanë dëshirë që t'i shkarkojnë ato dhe ti lexojnë në plazh, kafene, dhomë të hotelit, shumica prej tyre edhe kanë shumë posta elektronike dhe ka dëshirë që të gjitha ti ketë në kompjuterin e tij për këtë egzistojnë klientët për posta elektronike, në Windows e kemi klientin për postë elektronike i cili quhet Microsoft Outlook, në GNU/Linux kemi disa zgjidhje të mail klientëve sepse duke u bazuar që GNU/Linux është Open Source hakerët e ndryshëm kan shkruar aplikacione, vegla, programe të ndryshme, ne do ti përmendim disa zgjedhje të mail klientëve që janë në Linux:
Novell Evolution - Përpara është quajtur Ximian Evolution i cili është nisur nga Miguel de Icaza dhe Nat Friedman por pas blerjes së Ximian nga kompania Novell, Evolution i'u desht ta ndërrojë parashtesën në vend të Ximian Evolution të thirret Novell Evolution, Evolution është GUI ( Graphical User Interface ) klient i postave elektronike të cilin është shumë lehtë ta konfigurojnë përdoruesit e rinjë, dhe tani Evolution i përket edhe Novell Linux Desktop ( NLD ) i cili është distribucion shumë i lehtë sikur për t'u instaluar ashtu edhe për t'u përdorur.
Mozilla Thunderbird - Pas shumë sukseseve të Mozilla Web Browser, Mozilla ka filluar të zgjërohet në sherbimet e tijë dhe siç po shifet mozilla ka lëshuar edhe klient për postë elektronike, po ashtu mozilla ka edhe programin për kalendar i cili quhet Mozilla Sunbird, Mozilla Thunderbird është shumë i lehtë për tu konfiguruar dhe përdorur dhe është i paraparë për të gjithë përdoruesit sikur për përdoruesit e rinjë të kompjuterëve si dhe ashtu për ata më të avancuar, Mozilla Thunderbird po ashtu është edhe për windows, edhe Mozilla Thunderbird është GUI klient.
Mutt - Mutt ( klienti për të cilin do të flasim në vazhdim ) është klient për posta elektronike por më i veçantë se Evolution dhe Thunderbird sepse ky është text-based ( sq. i bazuar në menyrë tekstuale dmth pa GUI ) dhe është "më vështirë" për tu konfiguruar, pe them në thojza shkaku se nuk është por vetëm ju duhet pakëz ndihmë për t'i mësuar fajllat konfigurues se si shkruhen ku atë ndihmë do ta keni në këtë dokumentacion. Ky dokumentacion shkruhet nga përvojat e një Pinguini të Albalinux.org, pra tani do të vazhdojmë me shkarkimin e Mutt:
- Së pari duhemi ta shkarokjmë Mutt nga linja në vazhdim:
ftp://ftp.guug.de/pub/mutt/mutt-1.4i.tar.gz ( ky dokumentacion është bazuar në mutt-1.4i pra ju lirisht mund ta shkarkoni ndonjërin nga verzionet e reja apo ndonjë verzion më të vjetër )
- Tani e ka radhën procedura e ekstraktimit, e cila bëhet me komandën në vijim:
tar -zxf mutt-1.4i.tar.gz
- Ku pas ekstraktimit krijohet një direktorium me emrin:
mutt-1.4i/
- Tani jemi në fazën e konfigurimit për të cilën ju duhet të jeni i sigurt që i keni të instaluara ( të cilat zakonisht janë të instaluara, të paktën unë nuk kam hasur në ndonjë problem më herët ):
S-Lang apo GNU Curses SMGL Tools
Tani vazhdojmë me konfigurimin:
- Së pari duhet të hyjmë në direktoriumin që na është krijuar kur e kemi extraktuar mutt-1.4i.tar.gz:
cd mutt-1.4i/
- Dhe tani duhet ta shtypim këtë komandë që vijon:
./configure --with-mailpath=/var/mail --enable-pop --enable-imap
Për më shumë opcione shtypni
./configure --help
- Tani jemi në fazën kur mutt duhet të kompajllohet e cila bëhet me komandën në vazhdim:
make
Pasi që komanda make kryen punen e vet me sukses duhemi t'a instalojmë mutt me komandën:
make install
- Kemi mbërrijtur në fazën e konfigurimit të mutt, tani duhemi t'a konfigurojmë muttrc , muttrc është fajll konfigurues i mutt, i cili gjindet në $HOME/.muttrc, zakonisht mutt pas instalimit e jep një muttrc i cili është shembull por ne këtu e kemi dhënë fajllin tonë të cilin duheni ta ndryshoni për nevojat tuaja, rreshtat që gjinden më poshtë janë fajlli konfigurues muttrc:
############################
# Fajlli konfigurues muttrc gjeneruar nga: #
# Milot Shala #
############################
set pager_context=1
set pager_index_lines=6
set menu_scroll
set pgp_verify_sig=no
set status_on_top
set sort=threads
set status_format=" %r %b %f %n Del %d Msgs %m %l %> (%P)"
set pager_format="%-10.10i %[!%a %b %d %R]"
set date_format="!%H:%M %a %d %b "
set index_format="%4C %Z %[%b%d] %-15.15F %s"
set folder_format="%2C %t %8s %d %N %f"
set charset="utf-8"
set sendmail="/usr/sbin/sendmail -oem -oi"
#set from="\"Milot Shala\" "
# Qitu ipet nese don me qu e-mail'a permes sendmail edhe nbsmtp nese nuk don,
# ja qet 1 tarab (#) perpara
set sendmail="/usr/bin/nbsmtp -d albalinux.org -h mail.albalinux.org -f milot@albalinux.org"
# tregoje formen e e-mail adreses edhe emrit qe don me tu "display" kur ti
# qojsh dikujna e-mail
set from="milot@albalinux.org"
set realname="Milot Shala"
# E-mailat qe MUTT i qon ruhen qitu
set record="$HOME/MuttMail/sent"
# i fshin e-mailat pa prompt dmth nuk t'vet hiq
set delete=yes
set include=yes
set fast_reply=yes
set beep=no
set markers=no
set confirmappend=no
set to_chars=" +TCF"
# Qikjo e tregom "Mail Dir" t'cilen te une ne laptop e perdor $HOME/MuttMail
set folder = $HOME/MuttMail
# Ktu jon mailboxat "kutiat" ku ruhen e-mailat e ndryshem qe
# mos me mu perzi krejt me ni ven e mos me dit ka e kom kryt
# Une e kom inkludu edhe nese dikush m'bon spam let mi run ne spam
mailboxes =duplicates # qitu ruhen e-mailat qe m'vijn ka 2 her
mailboxes =default # qitu m'ruhen e-mailat te cilat
# m'vijne ne milot@albalinux.org
mailboxes =sent # ktu m'ruhen e-mailat qe i qoj ( zakonisht
# i fshi
mailboxes =spam # qiky ven osht ilaq :P.
mailboxes =keep # ka 1 her kur ruhen
mailboxes = gentoo # qitu m'vijn e-mailat e *gentoo.org
mailboxes = gentoo-ppc # qitu m'vijn e-mailat e gentoo-ppc mailing list
mailboxes = gentoo-dev # qitu m'vijn e-mailat e gentoo-dev mailing list
# Qitu caktohet ku me tu rujt e-mailat ( kqyr pak ma nalt e ki mailboxes
# =keep ti munesh me lon qysh dush ama une e kom lon keep ).
save-hook .* =keep
# Nese don mu subscribe ne naj mailing list... e bon ne qet form ma posht
subscribe gentoo-ppc gentoo-dev
bind pager h display-toggle-weed
# Simulon HTML mesazhet
macro index \cb |urlview\n 'call urlview to extract URLs out of a message'
macro pager \cb |urlview\n 'call urlview to extract URLs out of a message'
# Kur don me i downloadu e-mailat e prek G-n e madhe dmth me Shift ose Caps Look
# edhe kjo i download-on e-mailat :)
macro index G "!fetchmail -a -m 'procmail -d %T'\r"
macro pager G "!fetchmail -a -m 'procmail -d %T'\r"
# Kjo e lexon muttrc
macro generic ,sm ":source $HOME/.muttrc\r"
macro generic \cj "!rxvt -bg wheat -e joe $HOME/.muttrc\r"
# Ne qit form bohen ignore e-mailat, une zakonisht ja kom inati
# ignore-ave kshtu qe nese ti don ne qit form shkon:
ignore *
unignore Date To From: Subject X-Mailer Organization User-Agent
hdr_order Date From To Subject X-Mailer User-Agent Organization
# Qitu jon ngjyrat qe une i perdori per mail klientin tem :)
color hdrdefault green black
color quoted yellow black
color signature red black
color indicator white blue
color attachment magenta black
color error red black
color status white blue
color tree yellow black
color normal white black
color body cyan black (http|ftp)://[_a-zA-Z0-9\./~\-]+
color body green black "^gpg: Good signature from"
color body brightred black "^gpg: Bad signature from"
color body brightred black "^gpg: BAD signature from"
color body brightred black "^gpg: Note: This key has expired!"
color body brightyellow black "^gpg: WARNING: This key is not certified with a trusted signature!"
color body brightyellow black "^gpg: There is no indication that the signature belongs to the owner."
color body brightyellow black "^gpg: can't handle these multiple signatures"
color body brightyellow black "^gpg: signature verification suppressed"
color body brightyellow black "^gpg: invalid node with packet of type"
color index cyan black '~n -0'
color index green black '~n 1-9'
color index white black '~n 10-19'
color index brightyellow black '~n 20-'
color header cyan black 'X-Mailer:.*Outlook'
# Qe don me vazhdu ma shum ... vazhdo.
- Tani jemi në fazën për instalimin dhe konfigurimin e fetchmail (
http://www.catb.org/~esr/fetchmail/ ), fetchmail në rastin tonë do të përdoret për shkarkimin e postave elektronike nga serveri përkatës, së pari do të spjegojmë se si instalohet fetchmail:
- Së pari bëhet shkarkimi i fetchmail nga
http://www.catb.org/~esr/fetchmail/fetchmail-6.2.5.tar.gz
- Tani vjen faza e ekstraktimit me komandën:
tar -zxf fetchmail-6.2.5.tar.gz
- Pastaj do të na krijohet një direktorium i cili do të ketë emrin:
fetchmail-6.2.5/
Në të cilin ne do të hyjmë me komandën:
cd fetchmail-6.2.5/
dhe ta konfigurojmë me komandën:
./configure
Pastaj do ta kompajllojmë me komandën:
make
Tani e ka radhën instalimi për të cilin patjetër duhet të keni të drejta të administratorit apo siç quhet në gjuhën angleze ( Root Permissions ) dhe pastaj vjen komanda:
make install
- Konfigurimi i fetchmail është i lehtë vetëm të nevoitet fajlli konfigurues i cili gjindet në $HOME/.fetchmailrc , në disa raste ai fajll vjen sikur shembull por në rastin tonë ne duhemi ta krijojmë vetë këtë fajll me komanden 'touch' ( Vëmendje: pas komandës 'make install' duheni të dilni nga root me komandën 'exit' dhe pastaj të krijoni $HOME/.fetchmailrc ):
touch ~/.fetchmailrc
Pastaj:
vim ~/.fetchmailrc
dhe duheni ti shtoni këta rreshta që vijojnë:
poll mail.albalinux.org protocol pop3 user "milot@albalinux.org" password "fjalëkalimi-im"
- Ku në mail.albalinux.org është pop3 serveri këtu duhet të vendoset pop3 serveri juaj.
- Në "milot@albalinux.org" është adresa elektronike ( ang. e-mail ) e cila duhet të zëvendësohet me adresën tuaj elektronike.
- "fjalëkalimi-im" duhët të ndërrohet me fjalëkalimin tuaj.
Pastaj e gjithë kjo duhet të ruhet dhe tani duhet t'i jepim të drejta të përdoruesit ( ang. Owner Permissions ) me komandën:
chmod 600 ~/.fetchmailrc
Tani siç po shihet instalimi dhe konfigurimi i fetchmail ka mbaruar ( nëse nuk keni hasur në ndonjë problem ), tash është hapi i fundit - Konfigurimi i procmail i cili mund të përdoret për krijimin e mail serverëve, mailing listave, dhe po ashtu në rastin tonë përdoret për ndarjen e folderëve të mutt.
- Së pari duhemi ta shkarkojmë nga kjo lidhje:
http://www.procmail.org/procmail-3.22.tar.gz
- Instalimi i procmail është i njejtë me instalimin e fetchmail dmth komandat:
tar -zxf procmail-3.22.tar.gz
cd procmail-3.22/
./configure
make
( sikur Root në të cilin hyrja është e mundshme me komanden su që është spjeguar më lart ) dhe,
make install
Pastaj vjen faza konfiguruese, për të cilen duhet bërë instrukcionet në vazhdim:
touch ~/.procmailrc
vim ~/.procmailrc
pasi që te hapni ~/.procmailrc me editorin tuaj duheni t'i futni këta rreshta më poshtë ( të cilët janë të komentuara mirë ):
# Këtu është direktoriumi bazë ku ruhen e-mailat dhe ku në të cilin duhet të # krijohet sikur mail direktory ( Direktorium për posta elektronike ), këtë
# duhet ta krijoni me komandën mkdir $HOME/MuttMail,
MAILDIR=$HOME/MuttMail
# Këtu ruhen log-at e procmail.
LOGFILE=$HOME/.procmaillog
# Nuk preferohet të lihen log-a abstract...
LOGABSTRACT=no
#VERBOSE=on lejohet vetëm për debugging - gja që nuk ju duhet.
VERBOSE=off
# Vendi se ku e keni formail, zakonisht në distribucionet e Linux-it formail
# vjen i instaluar dhe gjindet në /usr/bin/formail i cili është Mail
# (Re)Formatter.
FORMAIL=/usr/bin/formail
NL="
"
:0 Whc: .msgid.lock
| $FORMAIL -D 16384 .msgid.cache
# Çdo e-mail që vjen e njëjta dy apo tri herë ruhet këtu.
:0 a
$MAILDIR/duplicates
# Zakonisht postat elektronike vijnë në këtë formë:
:0
* ^From:.*(milot\@albalinux.org|fatos\@albalinux.org)
$MAILDIR/friends
# Çdo spam me subjektet e demostruara më poshtë ruhet në
# MuttMail/spam
:0
* ^Subject:.*(credit|cash|money|debt|sex|sale|loan)
$MAILDIR/spam
# Zakonisht postat elektronike që vijnë në HTML format unë
# ja kam treguar rrugen ne MuttMail/junk sepse janë vetëm
# reklama asgjë më shumë
:0
* ^Content-Type:.*html
$MAILDIR/junk
# Këtu caktohen mailing listat
:0
* ^List-Id:.*gentoo-ppc
gentoo-ppc
:0
* ^List-Id:.*gentoo-dev
gentoo-dev
# Çdo e-mail tjeter nga gentoo.org ruhet në MuttMail/gentoo
:0
* ^From:.*gentoo.org
gentoo
# Dhe të gjitha e-mailat tjerë që vijnë nga çdo kush tjetër ruhet në
# MuttMail/default
:0
* .*
default
Tani duhemi ta ruajmë këtë fajll dhe të shkojmë në fazën testuese apo fazën e fundit të dokumentacionit.
Duhemi ta hapim mutt me komandën:
mutt -f MuttMail/default
ku do të na hap mutt ne mail direktoriumin default dhe shtypeni shkronjën G që ta shikojmë mutt duke i shkarkuar e-mailat nga serveri që e kemi konfiguruar ne ~/.fetchmailrc.
Për të parë se si duket Mutt në GNOME Desktopin tim atëherë shko në këtë lidhje:
http://milot.ati-kos.com/mutt.png
_GSSL_