Menyja KryesoreTemat aktiveDokumente
AlbaLinux.Org faqja e dokumenteve MSO
Dokumente tjera nga AlbLinux.Net
Çfarë është një Lug?
Licenca Publike Gjenerale
Licenca GNU për Dokumentim të Lirë
Projekte Shqip
Disa vegza që drejtojnë në faqet e disa projekteve me kod të hapur Shqip. Nëse keni ndonjë projekt dhe nuk është i listuar këtu, mos hezito na kontakto.
KDE-Shqip, projekti për lokalizimin e KDE në gjuhën shqipe. GNOME-Shqip, projekti për lokalizimin e GNOME në gjuhën shqipe. OOO-Shqip, projekti për lokalizimin e OpenOffice.Org në gjuhën shqipe. NX, motor skriptimi për programim më të lehtë në rrjeta. sq.wikipedia.org Wikipedia Shqip - Enciklopedi e lirë në gjuhën shqipe. |
Siguro Instalimin tuaj të MySQL
Instalimi i MySQL duhet të bëhet sa më sigurt që është e mundur për të mbrojtur bazën e shënimeve dhe informatat tjera që mirëmbahen nga MySQL serveri nga hyrjet e paautorizuara. Ky artikull përshkruan problemet të cilat ju si një MySQL administratorë duhet t'i keni parasyshë, dhe gjithashtu udhëzon si të tejkalohen këto probleme.
Wine 0.9.11 në përdorim
Verzioni 0.9.11 i Wine, implementim i lirë i Windows në Linux është lëshuar në përdorim. Shiko lajmërimin për të rejat dhe ndryshimet.
Aktivizimi dhe Çaktivizimi i Serviseve gjatë startimit të GNU/Linux
Në shumë Linux distribucione, disa servise paraprakishtë janë konfiguruar të startohen gjatë startimit të sistemit. Zakonisht është mirë që të çaktivizohen serviset të cilat nuk na nevojitet, sepse, mund të cenojnë sigurinë e sistemit si dhe të konsumojnë resurse hardverike pa nevojë. Në këtë faqe është dokumentuar aktivizimi dhe çaktivizimi i serviseve gjat startimit të sistemit.
Problemet në faqen www.albalinux.org
Kohëve të fundit kanë egzistuar disa probleme në faqen tonë (www.albalinux.org). Këto probleme kanë pamundësuar qasjen në këtë faqe në disa pjesë të vendit (nuk kemi informatë nëse gabimi ka pasë pasoja jashtë vendit). Problemin e kanë shkaktuar mekanizmat mbrojtës në ISP ku është e vendosur faqja jonë. Megjithatë, pas intervenimit të stafit teknik problemi është evituar dhe shpresojmë që në të ardhmen nuk do të kemi probleme të tilla.
Ju falmenderit për mirëkuptim,
GSSL
Gentoo Linux 2006.0
Tash me gentoo beri ne leshim verzionin e tyre te pare te ketij viti i cili ka te inkluduar shume packages te ndryshme dhe me te reja dhe te persosura te cilet ne do ti emertojme disa nga packaget me kryesore.
Pra ky verzion i gentoos inkludon:
- KDE 3.4.3
- Gnome 2.12.2
- XFCE 4.2.2
- GCC 3.4.4, dhe nje kernel 2.6.15
Ne zbritjet e Gentoos ju mund te zbritni nje Univerzall PackageCD, perdnryshe keni opcione per te zbritur x86LiveCD, dhe nje format te rij per gentoo te cilet do te krijojne nje iso fajll ne LiveDVD. Per zbritjen e ketij sistemi operativ mund te perdorni BitTorrent teknologjine ne:
KDE 4 Screenshots
Pamjet e ekranit per te cilat eshte duke u debatuar shume, kurse www.planetdiaz.com leshoi ato.
Pamjet e ekranit te KDE4 te cilat gjinden ketu dhe ketu te cilat jan leshuar nga www.planetdiaz.com . AlbaLUG.
Goobuntu?
Google ka perfunduar programimin e ketij sistemi dhe per shume shpejt kohe do te bej ne leshim kete sistem interesant, Goobuntu do te jet nje sistem i cili do te perdoret per Internal Use per Desktop PC dhe Laptopa.
Sidoqofte hapi i ardhshem i googles eshte qe te persose kete sistem dhe te leshoje nje sistem operativ quajtur "GOO BUNTU" shpresojme qe google do te inkludoje Google Earth dhe Picasa dhe disa google toolsa qe jane veq te leshuar ne perdorim per Windows.
Përkujtim!
Me rastin e vdekjes së Presidentit të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, familjes së tij, miqëve që e kanë shoqëruar gjatë rrugës jetësore si dhe gjithë shqiptarëve kudo janë, u shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta. Të lutemi që kjo humbje të na shërbejë si shkas që si popull të qendrojmë të bashkuar edhe në sfidat që na presin, dhe që pavarësia e Kosovës, ëndrra jetësore e presidentit të ndjerë, të jetë një nga hapat që na çojnë drejt bashkimit.
Mono 1.1.13
Cfare ka te re ne Mono 1.1.13
Portimi i ri: ne S390x Neale nga Sinenomine ka bere portimin 64-bit te Mono per S390x platformat. Klasat e vjetruara jane larguara Klasat e ndryshme te Mono. Posix e ka patur te markuar klasen per disa muajt te fundit dhe tash eshte larguar (Jonathan Pryor). Keto klasa nuk ekzistojn ne Mono 1.0, kane ekzistuar vetem pak gjersa eshte perdorur per zhvillimin e Mono 1.1 tash ato jane zevendesuar me klasat dhe metodat te cilat e kalojne te ashtuquajturen .NET Framework Programming Guidelines. .NET updates Dick Porter ka implementuar sistemin e ri 2.0.
|
HyrjaN'sistem
0 users dhe 1 mysafirë t'Kyçun n'Sistem
Linux KernelBook navigationKDE
Aplikacione
Koffice
Konqueror
Verzioni i fundit i KDE stabil është 3.5.7
Verzioni i fundit i KDE jo stabil (Alpha) është 4.0-alpha1
KDE Shqip
KDE Foto
GNOME |