Telerik porton .NET kontrollat qe te punojne ne Linux

Telerik ka lidhur partneritet me Novell ashtu qe te mund te i certifikojne kontrollat e tyre te njohura per zhvilimet ne web te ashtuquajturat RadControls ASP.NET AJAX.

Keto tani perkrahin edhe Mono rrethinen punuese dhe zhvilluesit e softuerit mund te punojne .NET rrethine te Linux-it.

RadControls per ASP.NET AJAX Q1 2009, te leshuara ne Mars, jane te certifikuara qe te punojne me Mono 2.4, duke u bazuar ne implementimin e ECMA's Common Language Infrastructure, te cilen per baze e ka dhe Microsoft's .NET Framework.

per me shume informata ne vizitoni: http://www.telerik.com

Wine 1.1.20

Wine eshte nje aplikacion qe ka per qellim qe t'u lejoj kompjutereve te cilat punojne me sistemet operative te Unix-it por te cilat e perdorin arkitekturen e CPU-ve x86 ose x86-64 te ju mundesoj per te i ekzekutuar programet e shkruara per Microsoft Windows.

Wine permbane edhe librarin Winelib e cila ju ndihmon zhvillueseve te softuerit qe te munden te i kompajllojne aplikacionet e Windows per te arritur qe ato te i pergaditin per sistemet me baze te Unix-it.

Emri 'Wine' derivon nga akronimi Wine Is Not an Emulator(Wine nuk eshte nje emulator).

Cooperative Linux

Cooperative Linux eshte metoda e pare e kodit te hapur per leshimin ne levizje te Linux ne mbrendi te sistemit operative Microsoft Windows.

Ne menyre globale, Cooperative Linux (emertuar shkurtimisht si coLinux) eshte portim i kernelit te Linux e cila lejon qe ne menyre korporative te punoje se bashku me nje sistem tjeter operativ ne nje makine te vetme.

Ubuntu Studio

Ubuntu Studio.

Eshte nje distro linux verzion i Ubuntu qe ka te beje per pergaditjet profesionale audio,video dhe grafike.
Ne kete distro jane te permbledhura aplikacionet me te mira me kod te hapur qe ekzistojne per linux te cilat jane te lira per perdorim,modifikim dhe distribuim. Ku vetem imaxhinata e juaj eshte limiti .

per me shume munde te shikoni ne faqen : http://www.ubuntustudio.org/

Mono 2.4 dhe MonoDevelop 2.0 jane leshuar

Tani me versionin e ri te Mono 2.4 dhe MonoDevelop 2.0 na mundesohet qe te bejme veprime ne Multi-Platform ku tash vepron ne Linux, OS X, BSD, dhe Microsoft Windows, duke i perfshire tipet e CPU-ve x86, x86-64, ARM, s390, PowerPC si dhe shume te tjera

Kjo paraqet tashme platforme punuese Multi-Language
Keshtu qe tani zhvillimet softuerik mund te behet ne C# 3.0 (duke e perfshire edhe LINQ),
VB 8,
Java,
Python,
Ruby (http://www.ironruby.net/),
Eiffel (http://www.eiffel.com/),
F# (http://research.microsoft.com/fsharp/),

Software Freedom Day 2009 - Software Freedom Kosova 2009

Kan kaluar 5 vite qe nga organizimi i konferences se pare "Software Freedom Day 2004" ne Prishtine. Me knaqesi ju informoj se duke filluar nga data 28 Gusht 2009 per te manifestuar "Software Freedom Day", do te organizohet konferenca "Software Freedom Kosova 2009". Konferenca organizohet nga Asociacioni per Softver te Lire dhe të Hapur (ASLH), asociacion ky qe merret me promovimin dhe zhvillimin e softver-it me kod te hapur ne Kosove dhe me gjere.

Micro$oft deshiron qe OLPC te punoj ne Windows XP

Per ata qe nuk e dine One Laptop per Child (OLPC) eshte projekt qe ka per qellim zhvillimin e laptop kompjuterit me cmim shume te lire ne menyre qe femijet ane e mban botes te kene mundesi qe te kene nje laptop te lire. Kjo do t'ju mundesoj atyre qe te ken mundesi te eksplorojne dhe zhvillojne. Ky laptop kushton $200 dhe perkrahet nga Red Hat Linux dhe ka AMD procesor. Per me shume ka 1GB memorie te ngurte.

Ndryshimet ne AlbaLinux.Org

AlbaLinux.Org ka pesuar ndryshime te reja. AlbaLinux.Org pershendetet me Gentoo Linux dhe i thot miresevjen Ubuntu Linux.
Serveri i ri gjithashtu eshte shpija e e-mail serviseve. Sic e dini mail serviset e vjetra ne albalinux.org kan vuajtur nga spam dhe elementet tjera destabilizuese.
Mail serviset e reja permbajn mjetet per mbrojtje ndaj ketyre dukurive destabilizuese.
Per me shume, eshte aktivizuar SSL ne Web,SMTP dhe IMAP/POP3 prandaj tani shfrytezuesit inkurajohen te perdorin SSL gjat komunikimit me AlbaLinux.Org. ( perdor HTTPS per web, SMTPS per MTA dhe POPS per pop3).

LinuxMCE 0704 - Media & Entertainment

LinuxMCE eshte nje distro i lire e bazuar ne Kobuntu qe permban 10 shtojca te user interface e cila kthen kete distro komplet ne qender te medias shtepiake .

Eshte mjaft stabile edhe nuk ka nevoje qe paraprakisht te dini per linux.

Permban :
• 3D alpha-blended GUI te optimizuar per paraqitjen ne TV dhe perdorim te remote kontrolles
• Kontrollen automatike te gjitha paisjeve siq jane TV, Stereo, etj.
• Shume opcione kontrolluese per:telefona mobile , webpad, pda, etj.

per me shume dhe detalisht shikoni ne websajtin

http://linuxmce.org/

OpenSUSE 10.3 Beta 1 dhe Fedora 8 Test 1

OpenSUSE 10.3 Beta 1 nga Novell si dhe Fedora 8 Test 1 nga Red Hat jane distrot e para qe behen gati te lansohen .

Keto distro ne vehte permbajne gjera te reja ne linux si dhe tani kan arritur fazat e tyre te testimeve globale.

per me shume ne lidhje me OpenSuse 10.3 munde te gjeni ne sajtin : http://en.opensuse.org/

ndersa per Fedora 8 Test 1 ne sajtin :
http://wwww.fedoraproject.org

Syndicate content